Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, tetë persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri i infektuar.
Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se deri tani në këtë komunë janë regjistruar 746 raste të infektuara me koronavirus.
45 prej këtyre personave kanë vdekur, ndërsa 103 raste janë aktive.
“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është shënuar rasti i parë, e deri më sot, të prekur me COVID-19 janë regjistruar 746 persona, prej tyre 598 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 103 persona”, thuhet nga kjo komunë.