×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    100 eurot shtesë për pensionistët dhe fëmijët/ Ekonomistët: Vendim populist, u bë për ta mbajtur votuesin

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2023

    Nga 100 euro më shumë krahas pensionit bazë do të marrin pensionistët në këtë muaj.

    Po, ashtu shumë të njëjtë do të marrin edhe të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeç.

    Kështu vendosi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës.

    Ky vendim nga ana e Qeverisë nuk u prit mirë nga opozita, shkruan Front Online.

    Ata e kritikuan të njëjtin duke thënë se nuk mbahet shteti me ndihma.

    Por, njohësit e ekonomisë po thonë që ky vendim i Qeverisë po bëhet për të mbajtur afër vetes masën votuese për shkak të qëndrimit në pushtet.

     

    Ish-ministri i Financave: 100 eurot nuk zgjidhin problem, Qeveria me vendime populiste

    Ish ministri i Financave, Haki Shatri thotë për Front Online se nuk është aspak në dijeni se prej cilës kategori janë marrë këto mjete.

    Por, se deklaron se sipas vlerësimit të tij janë mjete të cilat nuk janë realizuar për investime kapitale

    “Por, ajo që unë po mundem me vlerësua nga jashtë është që këta mjetet që po i mbledhin prej taksave nuk po i realizojnë në investime kapitale, po ju mbesin pare dhe po ndajnë mjete me qëllim që ta përvetësojnë një masë të njerëzve në nevojë me pare të shtetit edhe për me sjellë politikë populiste më shumë”, është shprehur Shatri për Front Online.

    Ai pohon se ndarja e mjeteve prej 100 euro zgjidh problemin vetëm për dy ose tri ditë.

    “Po i ndajnë nga 100 euro të cilat as pensionistëve e as fëmijëve nuk iu zgjedhin problemet e përhershme që i kanë. Është një masë e pareve që për dy ose tri ditë iu përmirëson sado pak kushtet, dhe pas kësaj vazhdojnë prapë me probleme jetësore të përditshme.  Nuk është zgjidhje që iu bëhet këtyre shtresave të qytetarëve, por është një diçka populliste që pas një javë dite harrohet që i kanë marrë dhe vazhdojnë me problemet”, ka thënë ndër të tjera Shatri.

     

    Vendimi i Qeverisë për 100 euro për pensionistë dhe fëmijë/ Kadrijaj: Po bëhet për ta ruajtur votën

    Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj deklaron për Front Online se duke parë vendimet e qeverisë, kjo e fundit është më shumë e interesuar për vendime populiste.

    Madje, thotë se kjo po bëhet më shumë për ta ruajtur votën.

    “Unë vlerësoj që prej qeverive të kaluara që kanë qenë të interesuara për investime kapitale për ta fuqizuar biznesin dhe mirëqenien e qytetarit përmes pagave, kjo qeveri si duket është e interesuar më shumë për vendime thjesht populiste në emër të asaj që po ndikon në mirëqenien e qytetarit, por më shumë e ka për ta ruajtur votën”, është shprehur Kadrijaj për Front Online.

    Ai vlerëson se më mirë do të ishte që të fuqizoheshin bizneset dhe të rriten pagat.

    “Më mirë do të ishte që të fuqizonte biznesin dhe të rriste mirëqenien e të punësuarve duke u ngritur pagat sepse më mirë është të fuqizohen pagat dhe ai kryefamiljar apo ai i punësuar të mendoj vet për familjen e vet, e jo të mendojë për përkrahje një muaj të një vlere të caktuar që ka menduar Qeveria”, ka shtuar ai.

    Pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët ka reaguar të mërkurën edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi.

    Ai ka thënë se po vazhdon blerja e votës me mjete të taksapaguesve.

    Kurse, Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa është shprehur se Kurti po i mbanë qytetarët të varur nga ndihmat simbolike të kohëpaskohshme, pa u ofruar zgjidhje të qëndrueshme.

    Pensionet në Kosovë dallojnë nga 100 deri në 265 euro, varësisht prej kontributit.

    Nga janari e deri në korrik të këtij viti, Kosova ka shpenzuar mbi 305 milionë euro në përkrahje financiare për personat e pensionuar dhe për ata që janë në skema të ndryshme sociale./Front Online

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit...
    Lajme10 Janar 2025
    Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeshefi i QKMF-së, në Prishtinë, Valdet Hashani tregon se moshat më të prekura nga gripi sezonal janë fëmijët të moshuarit dhe personat...
    Të tjera
    Sport10 Janar 2025
    Ish-lojtari i Arsenalit ka parë shtëpinë e tij me vlerë 3.3 milionë funte të shkatërrohet nga zjarret që po shpërthejnë në Los...
    Vip10 Janar 2025
    Të gjithë njëzëri kënduan këngën “Princeshë” të ish- banorit të Big Brother Vip Kosova, Gjesti. Banorët kanë shijuar këngën e Gjestit, dhe...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët kanë vazhduar të hedhin dyshime për pëlqimin e Sarës dhe Drilonit. “Ai pasigurinë e ka shpreh prej ditës së parë, por...
    Vip10 Janar 2025
    Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit....
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë. Hamza ka premtuar ta rrisë...
    Vip10 Janar 2025
    Ka eskaluar debati mes Drilonit dhe Xhenetës, kur kjo e fundit insistonte se ai nuk sillet mirë me Sarën. “Nuk është trajtim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.