Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar opinionin publik me ndarjen e 100 eurove.
”Sot ndoshta Kurti i ndan nga 100€ sepse nesër i shpërndan faturat e rrymës për muajin dhjetor. Nëse jeni të palumtur me shumën që do të paguani mërzitnu pak po mos e teproni. Smundeni edhe me u knaq me Alpin Babën Kryeministër edhe mos me pagu për mafian energjetike”, ishte statusi i parë i Arifit me t’u njoftuar se qeveria do mbante konferencë për media.
Megjithatë, në një tjetër, ai u shpreh se postimin e tij paraprak alarmues e bëri duke njohur siç thotë logjikën mashtruese të Kurtit, teksa paralajmëroi fatura të fryra të rrymës për muajin dhjetor.
”Më besoni, kur bëra postimin se sot Kurti mund të japë nga 100 €, nuk e bëra sepse kisha ndonjë informatë. Postimin e bëra duke njohur logjikën mashtruese të Kurtit. Është për të ardhur keq që po merr kaq shumë kohë që populli i Kosovës ta njohë këtë logjikë mashtruese”.