Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu thotë se kryeministri Avdullah Hoti ‘erdhi i lodhur në seancë’ pasi nuk ka qëndruar në sallë të Kuvendit për të dëgjuar deputetët për 100 ditët e qeverisë së tij.
“Nuk ka qenë fare i interesuar që të dëgjoj deputetët e Kuvendit”, tha Musliu.
E ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, ajo tha se Kosova ka nevojë për kryeministër që dëgjon përfaqëuesit e popullit.
“Nëse brenda 100 ditëshit ndihet i lodhur sa të mos mund t’i dëgjoj deputetët le të lëshojë rrugë për një kryeministër tjetër më energjik”, tha Musliu.
“Kishte një fjalim patetik, vetëlavdërues dhe vetëm me 17 rreshta për rininë”, theksoi Musliu.