×
  • Lajme
  • Lajme

    10 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë për 24 orë

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 10 persona nga Covid-19.

    Sipas IKSHPK-së rastet e reja janë nga këto komuna: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç)

    Po ashtu për 24 orë janë regjistruar edhe 340 raste të reja me Covid-19.

    Njoftimi i plotë:

    411 TË SHËRUAR DHE 340 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.715 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 340 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.737.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.