10 mijë e 874 raste të reja pozitive dhe 89 viktima janë regjistruar gjatë 4 orëve të fundit në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore rastet e reja u identifikuam në 144,737 tamponë të kryer.
Kujtojmë që bilanci i një dite më parë ishte 9,338 raste të reja në 98,862 testime të kryera dhe 73 viktima.
Italia ka nisur një fazë kritike të përhapjes së pandemisë me një rritje ditë pas dite të numrit të të infektuarve e me problematikën e shtimit të numrit të personave që kërkojnë kurim spitalor e në repartet e terapisë intesive.
Dy rajonet më shqetësuese për momentin shfaqen Lombardia e Campani e guvernatorët e tyre kanë deklaruar se në këtë fundjavë do të aplikojnë urdhëresën e ndalimit të çdo aktiviteti tregtar e prodhues e çdo lëvizje të personave nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit.
Gjithashtu në fundjavë prej orës 18:00 të mbrëmjes do të mbyllen të gjitha qendrat tregtare me përjashtim të atyre që shesin produkte ushqimore.
Numri i përgjithëm i viktimave me Covid në Itali është 36 705, ndërsa të infektuar janë 434. 449 persona.