×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    10 mënyra të dobishme si t’u vendosni kufij familjarëve tuaj

    FrontOnline
    11 Qershor 2024

    Nuk ka dyshime që dashuria për familjen është një më specialet. Por, ndonjëherë duket sikur ata nuk e njohin fjalën “kufi”, duke marrë çdo situatë apo ngjarje si të mirëqenë dhe harrojnë që njerëzit duhen kuptuar dhe respektuar, pa marrë parasysh lidhjet e gjakut.

    Terapistët McMahon dhe Elizabeth Earnshaw japin disa metoda efikase se si të vendosni kufij kur bëhet fjalë për familjarët tuaj:

    #1 Vlerësoni emocionet e tyre

    Komunikimi dhe vlerësimi i përvojave njerëzore është diçka e vërtetë dhe e vlefshme, madje një strategji efektike për të ndihmuar në përhapjen e emocioneve dhe uljen e “murit mbrojtës” përpara vendosjes së kufijve.

    #2 Bëni kërkesa specifike

    Në vend që të flisni me përgjithësime, kërkoni diçka specifike që pjesëtari/ja e familjes suaj mund ta bëjë ndryshe. Me kërkesa objektive dhe specifike, të dyja palët janë të qarta.

    #3 Ndryshoni zakonet dhe sjelljet

    Në këmbim të respektimit, tregojini familjarëve një ndryshim apo rezultat pozitiv nëse e respektojnë kërkesën tuaj. Ndryshimi i zakoneve ose sjelljeve tona mund të jetë i vështirë, por kjo është një përpjekje e pastër e respektimit të kufijve. Për shembull, nëse ju telefoni para gjyshen për t’i treguar orën e saktë kur mbaroni punën që më pas të shkoni te ajo, ju i lehtësoni asaj peshën e ankthit dhe pritjes deri sa të bjerë zilja.

    #4 Vendosni kufij aktivë

    Ju mund t’i tregoni njerëzve sesa kohë mund të qëndroni në festë para se të mbërrini ose t’u tregoni njerëzve për një temë që nuk dihej përpara se të mblidheni në darkën familjare. Respektimi i kufijve është një formë e një mesazhi që duhet ndjekur dhe respektuar nga të gjithë familjarët.

    #5 Kufij të përgjegjshëm

    Nga ana tjetër, kufijtë e përgjegjshëm janë kufijtë që vendosim kur njerëzit bëjnë diçka në momentin që shkel një kufi. Këtu mund të përfshihet edhe fakti që nuk doni të flisni për një temë të caktuar apo nuk doni të merrni pjesë në një takim me familjarët etj.

    #6 Merrni frymë

    Hapësira për veten, për t’u qetësuar mund të ndihmojë në parandalimin e një konflikti të mundshëm apo të diskutuarit në një ambient ku të gjithë janë të qetë.

    #7 Mendoni përpara se të flisni dhe faktojeni atë që thoni

    Për të shmangur paqartësitë, ju duhet të mendoheni mirë përpara se të flisni, madje edhe të jepni miratimin me kokë për shumë gjëra ose me një ton zëri pak më të lartë.

    #8 Mundohuni të mos hapni plagë të vjetra

    Nëse gjërat nxehen, është e lehtë të zgjatesh në një grindje të vjetër, ndërkohë që mund të ketë plot probleme dhe situata konfliktuale të momentit.

    #9 Shmangni sulmet

    Sulmi ndaj personalitetit, prirjeve, vlerave ose dëshirave do t’i bëjë familjarët tuaj të ndihen të nënvlerësuar dhe do ketë shumë pak shanse që ata t’ju dëgjojnë.

    #10 Praktikoni vendosjen e kufijve të duhur për ju

    Nuk ka gjithmonë një mënyrë të drejtë për të vendosur një kufi, por kur ju i tregoni të tjerëve me fjalë apo veprime se kjo është gjëja e duhur për ju, atëherë e keni dhënë 100% mesazhin tuaj.

    Nga Rubrika
    Lifestyle31 Dhjetor 2024
    Viti 2025 pas pak orësh fillon , duke sjellë premtimin për fillime të reja dhe mundësi të reja Astrologjia na ofron një...
    Lifestyle31 Dhjetor 2024
    Gjeli i detit është një nga sfidat më të mëdha të një amviseje për menunë e vitit të ri. Me të, një...
    Lifestyle31 Dhjetor 2024
    Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.