×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    10 këshilla praktike se si të përballeni me vetminë

    FrontOnline
    21 Prill 2024

    Humbja e një personi të afërt, ndarja nga jeta e prindërve, divorci nga partneri/ja, ndjesia e boshllëkut pas humbjes së punës…, të gjitha janë mjaftueshëm arsye që të ndiheni të izoluar dhe në vetmi të plotë

    Ekspertja e shëndetit mendor, Minerva Guerrero në New York dhe Ashley Kirsner, themeluese e rrjetit social virtual “Skip the small talk” janë në një mendje kur thonë se vetmia është një ndjesi normale.

    “Ndonjëherë, ne jemi vetëm me mendimet tona, frikën tonë, betejat tona dhe ëndrrat tona,” thotë Guerrero.

    “Në momente rritjeje ose sfidash personale, ne mund të ndihemi të vetmuar teksa “lundrojmë” në territore të panjohura ose jemi duke rizbuluar pjesë të reja të vetes. Kjo mund ta bëjë të vështirë për ne që të ndihemi të lidhur me njerëzit e tjerë,” shton ajo.

    Por, nëse ende nuk dini si ta kapërceni vetminë, ja disa këshilla praktike që mund t’i vini në zbatim për ta kapërcyer këtë fazë, shkruan Pure Wow.

    1. Bëhuni pjesë e një grupi leximi ose kërcimi
    2. Ndiqni aktivitete që kanë shumë njerëz (palestër, një kauzë që bën bashkë individë të ndryshëm etj).
    3. Hapni një llogari në rrjete sociale
    4. Telefononi miqtë
    5. Dilni për një darkë ose fundjavë me familjarët
    6. Vini trupin në lëvizje (not, ecje, palestër)
    7. Filloni një kurs të dedikuar për aspektin shpirtëror (yoga)
    8. Angazhohuni në një aktivitet artistik (punime me grep, skica, pikturë në telajo etj)
    9. Flisni me të huajt, fqinjtë ose një person që e takoni rastësisht në rrugë
    10. Merrni pjesë në aktivitetet vullnetare të lagjes ku jetoni (pastrimi, shpërndarja e ushqimit në një qendër sociale).

    Nga Rubrika
    Lifestyle07 Janar 2025
    Kina aktualisht po përballet me një shpërthim të metapneumovirusit njerëzor (HMPV) dhe videot në mediat sociale tregojnë spitale të mbingarkuara dhe sisteme...
    Lifestyle06 Janar 2025
    Kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekshmërisë në botë dhe është tronditëse që edhe sot shumë njerëz jetojnë pa...
    Lifestyle05 Janar 2025
    Ullinjtë janë një nga ushqimet më të shëndetshme. Ata janë të pasur me yndyrna të shëndetshme, me vitamina dhe minerale të domosdoshme...
    Të tjera
    Sport07 Janar 2025
    Ndonëse i kënaqur me nivelin e organizimit të garave vendore në basketboll, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu thotë...
    Sport07 Janar 2025
    Rinor Jahmurataj mund të bëhet shumë shpejt me ekip të ri. Futbollisti kualitativ në ditët në vazhdim pritet ta mbyll eksperiencën e...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Kancelari gjerman Olaf Scholz po mbështet në marrëdhëniet e forta midis qeverisë gjermane dhe administratës së re amerikane nën presidentin Donald Trump....
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur lajme të mira për mjekët specializantë. Në një takim me disa specializantë,...
    Lajme07 Janar 2025
    Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot në konakun e dy familjeve në Shtërpcë....
    Vip07 Janar 2025
    Kapiteni i javës, Leo, ka ndarë punët e shtëpisë për banorët. Por, edhe të ndarja e punës ai la të nënkuptohet se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.