×
  • Vip
  • Vip

    10 fakte interesante rreth çiftit Rita Ora dhe Taika Waititi

    FrontOnline
    04 Janar 2023

    Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet më të rinj në Hollywood që kanë përfunduar në titujt e të gjitha gazetave për raportin e mes tyre.

    Këngëtarja Rita Ora dhe Taika Waititi kanë pasur një romancë përrallash që nga takimi për herë të parë në fillim të vitit 2021, dhe çifti u njohën shumë kohë përpara se ta ndanin lajmin e madh me botën. Ora ka pasur disa lidhje me emra të njohur viteve të fundit dhe ajo ishte në lidhje me regjisorin Gavras në vitin 2020 deri në javët e para të janarit 2021. Për shkak të angazhimeve kohore, çifti u nda dhe Rita filloi të takohej me Waititin. Taika Waititi ishte i martuar më parë me regjisoren Chelsea Winstanley për tetë vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2018, shkruan The Things.

    Rita Ora dhe Taika Waititi, ruanin privatësinë maksimale dhe e ndanë lajmin vetëm me të afërmit. Edhe pasi e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe duke u shfaqur në sfilata të ndryshme çmimesh dhe gala-mbrëmje të modës, çifti kujdeset të respektojë hapësirën e njëri-tjetrit dhe shpesh shmangin bisedat për dashurinë e tyre me mediat. Edhe pas kurorëzimit, ata janë shprehur ‘hermetikë’ sa i përket ndarjes së detajeve nga jeta e tyre private.

    Rita Ora dhe Taika Waititi kanë qenë miq prej vitesh

    Në prill të vitit 2021, Rita Ora ngarkoi një seri fotografish në Instagram, duke përfshirë një ku ajo shihej duke përqafuar Taikan, duke krijuar kështu kuriozitet për marrëdhënien e tyre. Ndërsa ata ishin në një lidhje romantike prej muajsh, Rita zbuloi në një mbishkrim të Ditës së Shën Valentinit 2022 se ata kishin qenë miq për më shumë se katër vjet. Ajo ka shpërndarë disa fotografi të tyre në evente të ndryshme.
    Ata u përfol se ishin në një lidhje treshe me Tessa Thompson

    Pas postimit të Rita Orës në Instagram, pati lajme për statusin e tyre të ri në lidhje, por ato i mbajtën gjërat private. Një muaj më vonë, çifti u pa duke shijuar disa pije në Sydney në një tarracë me yllin e “Thor: Love And Thunder”, Tessa Thompson. Nëpërmjet fotografive të zbuluara, treshja po ndanin një puthje treshe. Waititi u pyet më vonë për fotografitë në fjalë, por tha se gjërat në internet zhduken shpejt.

    Ata bënë debutimin e tyre si çift në vitin 2021

    Pas shumë muajsh thashetheme dhe lajmesh, Ora dhe Waititi zyrtarizuan lidhjen e tyre duke u shfaqur së bashku në tapetin e kuq të premierës së filmit “The Suicide Squad” në gusht të të njëjtit vit. Waititi portretizoi një rol dytësor të “Ratcatcher”.

    Rita Ora tha se është një romancë përrallore
    Ndërsa u shfaq në podkastin e Jaime Winstone në shtator të vitit 2022, Rita Ora foli për humorin dhe personalitetin e dashur të bashkëshortit të saj. Ajo e krahasoi marrëdhënien e tyre me atë të prindërve të saj, të cilët janë martuar lumturisht për më shumë se 30 vjet. Për më tepër, ajo pranoi se ka qenë gjithmonë një besimtare në histori dashurie dhe lidhja e saj ndjehej si një përrallë.

    Ata befasojnë njëri-tjetrin me festa

    Taika Waititi pati një festë madhështore për ditëlindjen e tij të 46-të në një festë të mbushur me yje të organizuar nga Rita Ora, e cila publikoi fotografitë e festës në Instagram. Festa intime kishte një grup mariachi, darkë sushi dhe argëtim. Thuhet se u mbajt në oborrin e shtëpisë së Orës dhe kishte të ftuar të shumtë të listës A, duke përfshirë emra të njohur si: Ashley Benson, Jodie Turner-Smith, Rami Malek, Paris Jackson dhe Kristen Stewart.

    Ata prezantuan së bashku MTV Europe Music Awards 2022

    Duke mbështetur njëri-tjetrën në evente të ndryshme, Taika Waititi dhe Rita Ora kanë mbajtur gjithmonë një front të fortë ndërsa kanë marrë pjesë në ndonjë ceremoni çmimesh apo event. Ata morën pjesë së bashku në Met Gala 2021 dhe pozuan për një fotografi gazmore së bashku me Jimmy Fallon. Për më tepër, ata kanë marrë pjesë së bashku në premierën e filmit “Thor: Love And Thunder” në Mbretërinë e Bashkuar, “Oscars Vanity Fair After Party” dhe së bashku ishin nikoqirë të ceremonisë së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.

    Taika Waititi shpesh shmang pyetjet rreth romancës së tij me Orën

    Privatësia ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Taika Waititin, dhe ai ka ndalur shpejt çdo pyetje në lidhje me marrëdhënien e tij me Rita Orën. Ndërsa promovonte filmin “Lightyear” në verën e vitit 2022, ai u pyet për martesën e tij me këngëtaren shqiptare në emisionin “This Morning”. Ai iu shmang pyetjes përpara se të nxirrte kufjen e tij, dhe kjo çoi në një fund të vështirë të një interviste në televizion.

    Ata u martuan në një ceremoni private

    Rita Ora dhe Taika Waititi u panë me unazat e vendosura në gishtërinjtë e tyre disa ditë përpara se lajmi të konfirmohej nga një burim i cili thoshte se çifti u martuan në Londër. Ceremonia u mbajt intime me të ftuar vetëm persona të afërt selektivë. Ndërsa festimet mbaheshin të izoluara, u raportua se ata kishin në plan të organizonin një dasmë më të madhe më vonë./telegraf

    Rita Ora mori mbiemrin e Taikas

    Ashtu siç mbeti private ceremonia e tyre, po ashtu edhe informacioni se Rita Ora kishte ndryshuar mbiemrin menjëherë pas dasmës në Londër. Ndërsa çifti nuk e shpalli kurrë publikisht martesën e tyre, burimet pranë çiftit kanë detajuar se Waititi shpesh e quajti Ritën me epitetin “gruaja e tij”. Pas martesës së tyre intime, ajo ndryshoi mbiemrin në Ora-Waititi.

    Nga Rubrika
    Vip14 Nëntor 2024
    Leo është pyetur se në cilën fazë qëndrojnë me Lelën në darkën e të nominuarve. Ai duke u qeshur e shkurtimisht u...
    Vip14 Nëntor 2024
    Xheneta ka shprehur vetëbesimin e saj të plotë dhe krenarinë duke e konsideruar vetveten si femrën më të mirë në shtëpinë më...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.