×
  • Lajme
  • Lajme

    1 vit burg dhe 500 euro gjobë, për personin që kreu vjedhje në Prizren dhe Gjakovë

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Me 4 nëntor të vitit 2018, pas mesnate, në Prizren, në një market është kryer një vjedhje.

    M.R së bashku me disa persona tjerë marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej 238.oo euro,  nga ku më pas largohen nga vendi i ngjarjes me veturë, e cila veturë është hasur tek i pandehuri edhe në një rast tjetër – vjedhje e rëndë në qytetin e Gjakovës, ku edhe janë hasur në flagrancë, me të cilat veprime i pandehuri M.R., të dëmtuarit i shkaktojnë dëme materiale si më lartë,

    – Kësodore ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë, nga neni 327 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin  M.R., e GJYKON:

    Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro,

    Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti,  (i cili dënim do të ekzekutohet në afatin ligjor prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi).

    Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

    Për të akuzuarin M.R. Gjykata kishte lëshuar URHDËARREST, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtim gjyqësor i akuzuari M.R. e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

    Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.