×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    1 në 3 persona preken nga probleme neurologjike

    FrontOnline
    16 Mars 2024

    Sipas OBSH-së, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat sjellin edhe shkakun kryesor të sëmundjeve dhe paaftësisë. Studimi i ri i publikuar në “The Lancet Neurology” ka dhënë faktet se gjatë vitit 2021, mbi 3 miliardë njerëz në botë vuajnë nga një problem neurologjik.

    Të dhënat e studimit thonë se numri i këtyre problemeve është rritur me 18%, krahasuar me vitin 1990.

    Zakonisht, problemet neurologjike kanë shkaktuar më shumë paaftësi te burrat, në krahasim me gratë, por në disa sëmundje si: migrena, komplikimet si pasojë e lindjes së parakohshme dhe demenca kanë prekur më shumë gratë.

    Që prej vitit 1990, nurmri i individëve që jetojnë apo vdesin nga sëmundjet neurologjike është rritur, si pasojë e ndryshimeve demografike. Neuropatia diabetike është gjendja që është rritur më tepër. Kjo rritje, sipas ekspertëve është në përputhje me rritjen e shifrave të diabetit.

    Gjithashtu, një tjetër shkak është edhe pandemia Covid-19, e cila solli ndërlikime neurologjike, të cilat nuk ekzistonin më parë dhe në ditët e sotme përbëjnë rreth 23 milionë raste.

    Studiuesit thonë se eliminimi i faktorëve të tillë si presioni i lartë i gjakut dhe ndotja e ajrit mund të parandalojnë deri në 84% rrezikun e goditjeve në tru. Ulja e niveleve të larta të glukozës plazmatike mund të zvogëlojë rrezikun nga dimenca me 14,6%.

    Eliminimi i duhanit, i cili kontribuon në rrezikun e goditjes në tru, sklerozës së shumëfishtë dhe demencës./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i quajti planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur një shtet...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur kështu se në pikën kufitare të Dheut të Bardhë...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Në një atmosferë krenarie kombëtare, sot në kryeqytetin kroat u mbajt një nga paradat më të mëdha ushtarake të dekadës, me rastin...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
    Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve nga Prizreni ku statuja e heroit kombëtar Gjergj...
    Lajme31 Korrik 2025
    Avokati i Agim Pllashnikut, Genc Gjini i cili së bashku me klientin e tij këtë të enjte kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj...
    Lajme31 Korrik 2025
    Agim Pllashniku ëshë larguar nga puna në “Ibër Lepenc”, disa ditë pasi protestoi ndaj deputetës së Lëvizjes Vetëvenosje Fitore Pacolli. Për këtë...
    Lajme31 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me Albulena Haxhiu, por me Vetëvendosjen dhe popullin...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur kështu se në pikën kufitare të Dheut të Bardhë...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Pesë persona janë shpëtuar sot në afërsi të Gjirit të Durrësit, pasi sipas policisë, gomonia e tyre po fundosej për shkak të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.