×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 853 raste aktive me COVID-19

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    615 persona në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Ndërsa, nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve pozitive me këtë virus ka shkuar në 15 mijë e 142 raste.

    Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tregohet se deri më tani 12 mijë e 674 persona janë shëruar nga virusi korona.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 79 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 104, kurse është raportuar për dy raste të vdekjes.

    E numri i rasteve aktive është 1 mijë e 853 raste.

    Derisa kanë publikuar të dhënat, IKSHPK ka shkruar edhe se “Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik. Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%”.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë). Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853”, bëhet e ditur nga IKSHPK.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Pas takimeve bilaterale me përfaqësues shtetëror zviceranë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka premtuar se Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes së...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes, ka marrë në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi sot se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. "Gjithashtu, ZPS-ja do t’i...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka shprehur shqetësimin e tij se Beogradi zyrtar po përdor forma të ndryshme për të...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi në tubimin e kësaj partie në Ferizaj tha se kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka filluar projekti për vendosjen e numrave të objektit dhe ndërlidhjes së qytetarit me...
    Vip01 Nëntor 2024
    Driloni tash e sa ditë është duke ushtruar banorët me radhë në sportin e boksit. Por në veçanti Lelën e ka ushtruar...
    Vip01 Nëntor 2024
    Burimi dhe Gjesti kanë diskutuar se kush do të lë shtëpinë më të famshme në vend sonte. Burimi tha me bindje se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.