Nga 13 marsi në Kosovë 64 mijë e 341 qytetarë janë infektuar me virusin korona. Nga ky virus u shëruan 55 mijë e 761 të tjerë.
Mirëpo, janë edhe 1 mijë e 544 qytetarë të tjerë të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin SARS CoV2.
Sipas të dhënave ditore të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Komuna e Prishtinës, prinë me numrin e rasteve pozitive.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 246 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes. Numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 17 raste, Lipjan 13 raste, Podujevë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Drenas 2 raste, Graçanicë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Ferizaj”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.