Kosova është duke u përmirësuar dukshëm sa i përket situatës me pandeminë COVID-19.
Javëve të fundit situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është përmirësuar dukshëm.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 15 mijë e 889 raste me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Sipas IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 635 persona.
Në anën tjetër fatmirësisht nga ky virus kanë arritur që të shërohen 14 mijë e 51 persona.
Bazuar në të dhënat e fundit IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 203 raste aktive me koronavirus.