Gjendja si pasojë e pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë. Sot janë konfirmuar 555 raste të reja dhe 14 viktima.
Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një statusi të bërë në FB ka thënë se në muajin nëntor ka pasur më së shumti raste pozitive në Gjilan.
Derisa i njëjtit thotë se shqetësuese mbetet furnizimi me oksigjen dhe sasinë e dytë të vaksinave kundër gripit sezonal.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Shifrat tregojnë që situata pandemike ka shënuar rritje të rasteve me COVID19 nga muaji në muaj, përjashtuar muajin Shtator që kemi një ulje të rasteve, por trendi ka shkuar duke u rritur muajve në vijim. Gjendja aktuale sipas muajve është si në vijim: Mars: 19 raste, Prill: 36 raste, Maj: 32 raste, Qershor: 99 raste, Korrik: 301 raste, Gusht: 366 raste, Shtator: 172 raste, Tetor: 454 raste, dhe Nentor: 1180 raste.
Ndërkohë që, mbetet shqetësuese furnizimi me oksigjen dhe me sasinë e dytë të vaksinave kundër gripit sezonal. Po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë, që Spitali Rajonal i Gjilanit në mënyrë emergjente të furnizohet me oksigjen, pasi që është jetike për tejkalim të situatës. Gjithashtu, duhet që urgjentisht, Ministria e Shëndetësisë, t’i furnizojë QKMF-të me sasi më të madhe të vaksinave të gripit sezonal, duke sjellur sasinë e dytë të nevojshme, sepse kërkesa për të është shumë e madhe nga qytetarët tanë./FrontOnline/