Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar në Prishtinë.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë për shkak të përfshirjes në një përleshje fizike.
Kjo është konfirmuar për Front Online nga zëdhënësja e policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në një shkollë në Prishtinë”,tha ajo.
Po ashtu Ahmeti njoftoi se në këtë rast është lënduar një person, të cilit i është nevojitur trajtim mjekësor.
“Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit të jugut në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, tha ajo.
Ahmeti theksoi se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën “Lëndim trupor”./FrontOnline