Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot kanë mbajtur takim me Bordin Këshillëdhënës, ku është diskutuar për sitautën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballemi në menaxhimin e pandemisë.
Ministri Zemaj ka shkruar në Facebook se rekomandimet e Bordit janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.
“Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit. Bashkë ia dalim”, ka shkruar ai.