Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka prezantuar sot projektin e sapo finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës në sipërfaqe rreth 7.700 m2, i cili do të ofrojë shërbimet si diagnostika, ambulancat specialistike, shërbimi emergjent, mjekësia interne, kirurgji dhe ortopedi, gjinekologji dhe neonatologji dhe pediatri.
Ai me këtë rast ka thënë se Llapi meriton spital me kushte dhe shërbime për shumë arsye.
“Një ndër to, është të ofrohet shërbimi sekondar sa më afër qytetarëve dhe të mos ngarkohet QKUK-ja, sepse, jo vetëm Podujevës por edhe Prishtinës i mungon spitali i përgjithshëm”, ka shkruar Zemaj në Facebook.