×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj: Jemi në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për vaksinën anti-COVID

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se janë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë me qëllim të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19. Kështu ka deklaruar ai në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë.

    “Presim 260 mijë vaksina falas, pjesën tjetër synojmë me buxhet të vendit. Lista e donacioneve është e madhe gjatë kësaj kohe”, tha ai.

    Sipas tij, Kosova ka siguruar 160 mijë vaksina kundër gripit sezonal, derisa janë në proces të sigurimit edhe për mbi 200 mijë të tjera.

    Ai tha se po mundohen që të kryejnë pagesat e stafit shëndetësorë, por edhe stafit mbështetës.

    “Buxheti është i limituar, jemi në diskutim me ministrinë e Financave, por kjo pagesë do të jetë retroaktive”, theksoi Zemaj.

    Kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj tha se ditëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve dhe menaxhim më të mirë të kësaj situate. Megjithatë, sipas saj është me rëndësi të dihet nëse Kosova është e gatshme të përballojë një valë të dytë me pandeminë COVID-19.

    “Ne jemi të gatshëm që të punojmë në këtë çështje. Ne presim nga qeveria që të procesojë çështjet e legjislacionit. Shqetësim i yni është mos pagesat shtesë të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit tjetër. Për ne do të ishte e mirëseardhur të dimë në lidhje me këtë. Sepse ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës”, ka theksuar ajo.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se rënia e numrit të rasteve po u mundëson mobilizim të përgjithshëm dhe përgatitje për valë të mundshme të përhapjes së COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale,...
    Lajme09 Janar 2025
    Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në forcimin e Kosovës. Në...
    Lajme09 Janar 2025
    Avokati Arbër Jashari për Front Online, ka folur mbi temën e faljes së të burgosurve nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina aktualisht është renditur i 45-ti për ajër të ndotur. Sipas të dhënave të fundit, vlera e nivelit të...
    Sport09 Janar 2025
    Jose Mourinho tregon kohë pas kohe histori të ndryshme nga karriera e tij si trajner. “Special One” shpesh di të jetë komik...
    Lajme09 Janar 2025
    Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, për Front Online, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për mosshfrytëzimin e të drejtës...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin Korçë-Pogradec, pranë Maliqit. Sipas të dhënave, automjeti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.