×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj dhe ministrat e rajonit flasin parandalimin e përhapjes së Covid-19

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se bashkëpunimi regjional për një përgjigje sa më unike është rruga e duhur për të minimizuar pasojat evidente nga Covid-19, para së gjithash për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit, zvogëluar rastet e vdekjeve dhe reduktuar humbjet në rrafshin ekonomik.

    Zemaj ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në takimin virtual të Procesit të Berlinit, ku me ministrat e shëndetësisë të vendeve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të shumë vendeve të BE-së, përfaqësues të lartë të OBSh-së, ECDC dhe të Institutit “Robert Koch” diskutuan për forcimin e përgjigjes shëndetësore regjionale ndaj COVID -19 dhe qasjen e koordinuar për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve gjatë kësaj kohe duke mbajtur njëkohësisht nën kontroll situatën sa i përket pandemisë Covid-19.

    “Të udhëhequr nga fakti që askush nuk është i sigurt nga virusi pavarësisht prejardhjes, racës, etnisë apo statusit ekonomik, bashkëpunimi regjional për një përgjigje sa më unike është rruga e duhur për të minimizuar pasojat evidente nga Covid-19, para së gjithash për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit, zvogëluar rastet e vdekjeve dhe reduktuar humbjet në rrafshin ekonomik. Duke qenë se si shtet e shoqëri ndajmë vlerat e përbashkëta të dhe me këtë rast edhe shqetësimin e përbashkët lidhur me Covid-19, ne mirëpresim çdo platformë të re të bashkëpunimit që avancon qasjen e koordinuar dhe përgjigjen ndaj COVID, të bindur se pavarësisht sfidave që janë para nesh, do të ja dalim që sistemet tona shëndetësore t’i përgatisim në atë nivel që të garantojnë sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.