Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) deklaroi se Koreja e Veriut ka minuar vendet përgjatë kufirit me Kinën për mbrojtjen e vendit nga infiltrimi i koronavirusit, konfirmoi agjencia e lajmeve jugkoreane YONHAP.
Sipas organizatës mediatike të Koresë së Jugut, informacioni u zbulua gjatë një seance me dyer të mbyllura të Komitetit të Inteligjencës të parlamentit të Koresë së Jugut.
Një anëtar i parlamentit, Ha Tae Keung, i cili përfaqësonte opozitën u tha të ketë konfirmuar lajmin për media.
“Veriu ka bllokuar kufijtë e tij dhe ka minuar pjesë të zonave kufitare me Kinën,” deklaroi Ha, raporton YONHAP.
Anëtari i parlamentit përmendi se Koreja e Veriut ishte e shqetësuar se përhapja e koronavirusit do të ishte fatale për vendin pasi nuk kishte pajisjet mjekësore për të përmbajtur sëmundjen.
“Meqenëse nuk ka asnjë mjet fizik ose teknik për t’u marrë me koronavirusin, ekziston diçka si trauma e koronavirusit në Korenë e Veriut,” përmendi Ha.
Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) gjithashtu konfirmoi se zyrtarët shtetërorë të Koresë së Veriut që nuk arritën të përmbajnë infeksionin do të dënohen me vdekje.
Më 22 shtator, forcat e sigurisë së Koresë së Veriut vranë një zyrtar të Koresë së Jugut, i cili kishte notuar në ujërat territoriale të Koresë së Veriut.
Sipas raporteve, ushtarët e Koresë së Veriut i dogjën trupin nën dyshimin se ishte i prekur me koronavirus.
Më 10 tetor, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un deklaroi se vendi i tij nuk kishte asnjë rast të vetëm me koronavirus.
Përhapja vdekjeprurëse e virusit ka krijuar një trazim të madh në kohët e fundit duke infektuar më shumë se 476 milionë njerëz në të gjithë botën.