Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të pandehurit Labinot Gruda për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit, pasi i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë dhe të pengojë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë dhe bashkëpjesëmarrës tjerë.
Labinot Gruda dyshohet se më 9 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2,077,995.90 euro në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në shumë prej 2,077,995.90 euro.
Palët kanë të drejtën e këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.