×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje: Ndryshimi në SHBA duhet të reflektohet edhe me ndryshim në Kosovë

    FrontOnline
    08 Nëntor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka shfaqur publikisht gëzimin e madh për zgjedhjen e demokratit Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke lëshuar akuza ndaj emisarit të deritashëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

    Fitorja e Bidenit, për LVV-në do të thotë shpresë për heqjen e të korruptuarve nga qeveritë,.

    Reagimi i plotë i LVV-së:

    Lëvizja VETËVENDOSJE!, si subjekti më i madh politik në Kosovë, e uron popullin amerikan për zgjedhjen e presidentit të ri, Joe Biden, dhe zv. presidentes, Kamala Harris. Qysh gjatë fushatës ne e kemi dhënë mesazhin tonë mbështetës për z. Biden, sepse e kemi dëshiruar vërtet fitoren e tij. Joe Biden është një politikan me përvojë të angazhimit në Ballkan, ku vazhdimisht ka mbajtur qëndrime të drejta në raport me agresionet e agresorët, por edhe në ndihmë të viktimave e të lirisë së tyre. Si mik i dëshmuar i shqiptarëve, ne besojmë se ardhja e tij në detyrë është arsye për shpresë për kombin tonë, nëse ne shqiptarët punojmë siç duhet e ndershmërisht, e nëse i largojmë prej qeverive të korruptuarit e të gjitha ngjyrave.

    Presidenti i ri, Biden, pritet të jetë një përforcues i aleancave e jo një dobësues i tyre. Ai është një politikan që e njeh mirë kontekstin e fuqive, para dhe pas Luftës së Ftohtë, për pasojë besojmë se do të jetë fuqizues i NATO-s e do të ndihmojë për vendosjen e kufijve ndaj ndikimit të fuqive si Rusia e Kina në rajonin tonë. Prirja programore e Partisë Demokratike të SHBA, për politika sociale, gjithëpërfshirje, luftim kundër diskriminimit dhe rritje të mirëqenies, përputhet me kahjen e përpjekjen e politikave tona, prandaj përkrahja për ta ka qenë e natyrshme. Zhvillimi i përgjegjshëm ekonomik, duke ruajtur e shëruar natyrën, duke përparuar njerëzoren e duke mos e cënuar assesi lirinë, këto janë çështje për të cilat mezi presim të bashkëpunojmë.

    Ndryshimi në SHBA duhet të reflektohet edhe me ndryshim në Kosovë, ku tash disa muaj kemi një qeveri të paaftë dhe jolegjitime. Kjo qeveri u ndërtua me detyrën e vetme: dobësimin ndërkombëtar të Kosovës, dhe servilizmin ndaj emisarit të presidentit Trump, Richard Grenell, i cili pati si synim zhbërjen e trashëgimisë demokratizuese e lirisjellëse të presidentëve Clinton e Bush në Ballkan. Fatkeqësisht, përpjekje të tilla destabilizuese gjetën mbështetje edhe te disa shqiptarë, të gatshëm të shkojnë kundër historisë sonë, vetëm për pushtet. Kosova ka nevojë urgjentisht për zgjedhje të reja dhe qeveri e institucione legjitime, të cilat do të kenë mundësinë të zhvillojnë raporte të drejta me fqinjët, e të thellojnë aleancën me SHBA e me presidentin e ri z. Biden.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.