×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veteranët e UÇK-së: Aktakuzat e ngritura me shpifje nuk i bëjnë nder askujt

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Organizata e veteraneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas ngritjes së akuzave ndaj figurave kryesore të UÇK-së, duke thënë se këto ngjarje janë një tregues i qartë, se Evropa jo vetëm që s’ka qëllim të vë në vend drejtësi, por të bëjë pikërisht të kundërtën e saj.

    Në reagimin e femrave të UÇK-së, thuhet se ngjarjet e javës së kaluar ku u bastisën, akuzuan dhe u arrestuan katër nga figurat kryesore të UÇK-së (Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi),bënë që çdo shqiptar që frymon shqip, të shprehë indinjatën e tij të thellë ndaj padrejtësive, që po i bëhen këtij populli dhe luftës së tij të drejtë për liri.

    “Këto ngjarje janë një tregues i qartë, se Evropa jo vetëm që s’ka qëllim të vë në vend drejtësi, por të bëjë pikërisht të kundërtën e saj. Duke vënë në bankën e të akuzuarit UÇK-në, e cila luftoj përkrah forcave ndërkombëtare, për të shpurrur nga Kosova një regjim barbar e gjenocidial, siç ishte regjimi serb, lënë duke të lirë me qindra kriminel serb, krimet e të cilëve tanimë i dinë(njeh) tërë bota .Ajo edhe një herë po dëshmon lojën e saj me fatin e popujve në këtë pjesë të Ballkanit ,e sidomos me popullin shqiptar të cilin në vazhdimësi e ka goditur më se dy shekuj të historisë së tij. Ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë, sepse kanë qenë të bindur për pastërtinë e kësaj lufte dhe kauzën e tyre të drejtë për liri e çlirim kombëtar. Krenar për të kaluarën e tyre, ata asnjëherë nuk kanë hezituar t’i përgjigjen çdo gjykate dhe çdo thirrje për drejtësi. Por aktakuza të tilla të ngritura nga shpifje e të pavërteta, të fabrikuara nga një regjim barbar e gjenocidial nuk i bëjnë nder askujt. Dhe Evropa ,,Demokratike’’ do të duhej të mendohej shumë herë para se të ndërmerrte veprime të tilla të njëanshme ,sepse, shqiptarët nuk janë më ata të para dy shekujve, ata tanimë janë një komb i fortë dhe i pathyeshëm nga këto goditje që po i bëhen pa të drejtë”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.