×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veseli i ankohet Komisionerit Varhelyi: BE-ja ka lënë pas dore Kosovën

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas takimit me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se mysafirit nga Brukseli i ka shprehur mirënjohje ndaj BE-së për ndihmën politike, financiare por edhe teknike dhënë Kosovës.

    Ndërsa i është ankuar për faktin që BE-ja është vonuar në shumë aspekte me rajonin tonë në përgjithësi dhe ka lënë pas dore në mënyrë të veçantë Kosovën.

    “Zvarritja e liberalizimit në kushtet kur Kosova ka vite që ka përmbushur kriteret, ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të ndihen të trajtuar në mënyrë selektive nga BE”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Sot pata një takim me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Z Oliver Varhelyi, të cilit i shpreha mirënjohjen tonë ndaj BE-së për ndihmën politike, financiare dhe teknike të vazhdueshme që i jep Kosovës. I theksova mysafirit se rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane është opsioni ynë i vetëm. Ky objektiv është premisa kryesore e konsolidimit të demokracisë në Kosovë, zhvillimit të saj ekonomik, por edhe përmbylljes së procesit të shtetndërtimit.

    Mirëpo nga ana tjetër shprehja keqardhjen për faktin që BE-ja është vonuar në shumë aspekte me rajonin tonë në përgjithësi dhe ka lënë pas dore në mënyrë të veçantë Kosovën. Zvarritja e liberalizimit në kushtet kur Kosova ka vite që ka përmbushur kriteret, ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të ndihen të trajtuar në mënyrë selektive nga BE.

    Me këtë rast PDK-ja fton qeverinë, që të ndjekë një kurs të qartë e dinamik politik për sa i përket integrimit evropian. Po ashtu duhet të tregohet më e përkushtuar për të përmbushur zotimet e marra në kuadër të agjendës evropiane si dhe duhet të zbatojë rekomandimet e raportit të vendit që sapo ka dalë.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për vrasjen e S.O., 37-vjeçar, janë dorëzuar dy të dyshuarit V.S. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës) dhe F.M. (viti i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka vizituar disa biznese në Suharekë, një ditë pasi prezantoi në Prishtinë programin e LDK-së...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, thotë se Qeveria e Kosovës, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Një copë torte 77-vjeçare nga dasma e Mbretëreshës Elizabeth II me Princin Philip u shit në ankand për 2,800 dollarë. Torta ishte...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Njohësi i çështjeve të Arsimit, Argjend Osmani, ka komentuar këtë proces. Ai e cilësoi furnizimin me tekste shkollore si një proces të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se beson shumë partia e tij do t’i merr 35-36 % në këto zgjedhje. Kështu deklaroi...
    Vip12 Nëntor 2024
    Florjeta Seferi e njohur si Lela është njëra ndër banoret më të bukura të Big Brother Vip Kosova. Lela e cila shquhet...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Kur kanë kaluar një javë pas zgjedhjeve presidenciale amerikan, ende po numërohen votat për një nivel të qeverisë. Në fakt, republikanët kanë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi të martën dënimin me 4 vjet burgim për ish kryebashkiakun...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.