×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veliu priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

    Fillimisht, në këtë takim ministri Veliu e njoftoi Szunyog për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar se prioritet kryesor është luftimi i korrupsionit dhe i të gjitha llojeve të tjera të krimit.

    Gjithashtu sipas komunikatës për medie thuhet se në kë takim u diskutua edhe për bashkëpunimet tjera mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zyrës së BE-së në sferat me interes të përbashkët siç është fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

    Temë diskutimi ishte po ashtu edhe reformimi i administratës publike në vend ku ministri Veliu theksoi se është i interesuar që punët të ecin në drejtimin e dëshiruar dhe në pajtim me objektivat që do t’ia parashtrojë vetës qeveria e Republikës së Kosovës.

    Shefi i Misionit të BE-së në Kosovë, ambasadori Szunyog i premtoi ministrit Veliu se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e sigurisë dhe shprehi gatishmërinë për përkrahje të mëtejme.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, për FrontOnline, ka folur për premtimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë. Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë. Tubimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.