×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veliu: Për integrim evropian kërkohet bashkëveprim institucional

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Reforma në administratën publike vazhdon të mbetët ndër prioritet kryesore të qeverisë dhe është evidente që ka pasur progres, mirëpo për kundër arritjeve të deritashme akoma mbeten sfidat, të cilat duhen adresuar.

    Kështu ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike.

    Kryesuesi i këtij Këshilli, ministri Veliu tha se përmes kornizës strategjike për reformën e administratës publike 2015-2020, është synuar përmirësimi dhe funksionimi i administratës publike dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët.

    Ministri Veliu ka folur edhe për mbështetjen buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike që ka për qëllim edhe integrimin evropian.

    Ai tha se një çështje tjetër me rëndësi është edhe progresi i arritur në zbatimin e kontratës për mbështetje buxhetore, sektoriale ku si rezultat i saj është bërë transferimi i transheve fikse nga Fondet e IPA-s të Komisionit Evropian në shumë prej 11.5 milionë euro.

    Korniza strategjike në reformën në administratës publike është fokusuar në tri fusha, si zhvillimi dhe koordinimi i politikave të legjislacionit, që përgjegjëse është Zyra e kryeministrit. Ndërsa, për shërbimin publik, menaxhimin e burimeve njerëzore, llogaridhënia dhe ofrimi i shërbimeve, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Administratës Publike përkatësisht të MPB-së tani.

    Ndërkaq, pas fjalimit të ministrit Veliu, mbledhja e Këshillit ka vazhduar pa praninë e mediave.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale,...
    Lajme09 Janar 2025
    Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Shpallja e nominimeve të ardhshme për Oscar 2025 po vonohet. Votimi i Akademisë filloi të mërkurën në mëngjes që anëtarët të hedhin...
    Lajme09 Janar 2025
    Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vendosur pranë ambasadës në Kosovë sot do të valojë në gjysmështizë. Kjo për arsye...
    Lajme09 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në forcimin e Kosovës. Në...
    Lajme09 Janar 2025
    Avokati Arbër Jashari për Front Online, ka folur mbi temën e faljes së të burgosurve nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina aktualisht është renditur i 45-ti për ajër të ndotur. Sipas të dhënave të fundit, vlera e nivelit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.