Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me situatë të rënduar sociale e ekonomike, e cila u është vështirësuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë.
“Prishtina vazhdimisht solidarizohet e i mbështet të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë e veçanërisht tani në këto ditë të vështira e plot sfida”, thuhet në një postim në Facebook.