Memorialet, varrezat, por edhe objekte të tjera që tregojnë të kaluarën e dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës vazhdojnë të mos kenë kujdesin e duhur institucional.
Për këtë janë dëshmi edhe varrezat e Martirëve të fshatit Meje të Gjakovës, të cilat kanë filluar të shemben.
Disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shpërfaqin gjendjen e tyre të rëndë, e që kërkon nevojën urgjente për të ndërhyrë dhe parandaluar shkatërrimin e tyre.
Rikujtojmë se edhe Kullat e Jasharajve të Prekaz janë në gjendje të rëndë dhe institucionet shtetërore ende nuk kanë ndërmarr diçka për restaurimin e tyre.