×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Vala e COVID-19 në Evropë nuk do të jetë e fundit

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    ala e dytë e epidemisë së COVID-19 që Evropa po përballet aktualisht padyshim nuk është e fundit dhe mund t’i trembemi disa valëve të njëpasnjëshme gjatë fundit të dimrit dhe pranverës së ardhshme, theksoi Këshilli Shkencor francez që këshillon qeverinë.

    “Prandaj ka shumë muaj përpara nesh me një situatë jashtëzakonisht të vështirë”, theksoi organi përgjegjës për këshillimin e qeverisë franceze në mendimin e saj të fundit.

    Postuar në internet këtë fundjavë, ky mendim mban datën e hënë, 26 tetor, dy ditë para njoftimit të presidentit, Emmanuel Macron për një rikufizim të nevojshëm nga vala e dytë.

    “Është shumë e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë vala e dytë sepse kjo varet nga vetë virusi, mjedisi i tij klimatik, masat që do të merren për të kufizuar qarkullimin e virusit, pranimi i tyre dhe për impakti i tyre”, shtoi Këshilli Shkencor.

    ”Mund të supozojmë që mund të çlirohemi nga vala e dytë në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021. Kjo çlirim duhet të shoqërohet me kthimin e qarkullimit të virusit në një nivel shumë të kontrolluar (5 000 deri në 8 000 raste të reja në ditë maksimumi)”, theksoi kjo instancë.

    Duke njoftuar një rikufizim të paktën deri më 1 dhjetor, Emmanuel Macron tregoi se qëllimi ishte që të arriheshin rreth 5 000 raste me COVID-19 në ditë, nga 40 000-50 000 aktualisht.

    “Pavarësisht nga suksesi i masave të zbatuara, ato nuk do të jenë të mjaftueshme ndoshta për të mos shmangur valë të tjera, pas së dytës”, nënvizoi Këshilli Shkencor, i cili rekomandoi që kufizimi të vendoset përfundimisht.

    “Mund të ketë disa valë të njëpasnjëshme gjatë fundit të dimrit/pranverë 2021, në funksion të elementëve të ndryshëm, gjendja klimatike, niveli dhe efikasitetit operacional i strategjisë testim/gjurmim/izolim i rasteve pozitive”, shtoi ai. /AFP/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    I rritur në Miami mes të mërguarve kubanë që ikën nga revolucioni i Fidel Kastros, senatori Marco Rubio zhvilloi një urrejtje të...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, i është drejtuar Drilonit që është bërë i mërzitshëm me historinë e Lelës....
    Vip15 Nëntor 2024
    Gresa dhe Drenusha janë përplasur me njëra-tjetrën edhe në spektaklin ‘Prime’. Të dyja u përplasën teksa po diskutohej ftohja e raportit mes...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës që po zhvillohet në kuadër të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës. “Është gëzim i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.