Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar se në PDK nuk ka pasur kurrëfar bastisje nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.
“Nuk ka bastisje në PDK. Nuk kemi pranuar asnjë urdhëresë nga misioni i EULEX-it apo Policia e Kosovës për bastisje në PDK. Pra, në PDK nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj bastisje”, tha Ismaili për KosovaPress.