×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Uka: Në Turqi pritet të dërgohet edhe 20 vjeçarja e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Në mëngjesin e së mërkurës dy pacientët e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi. Ndërkohë që po pritet konfirmimi i autoriteteve të Turqisë për nisjen edhe të dy pacientëve të tjerë të cilët kanë djegie më të thella. Në listën për dërgimin në Turqi është edhe 20 vjeçarja e cila ka pësuar djegie të thella. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

    “Dy nga pacientët që kanë qenë të shtrirë dhe kanë qenë duke marrë trajtim në Klinikën Intensive janë nisur sot në orët e hershme të mëngjesit për Turqi për vazhdim të tretmanit të mëtutjeshëm. Ndërsa dy të tjerë jemi duke pritur konfirmimin nga autoritet turke për kohën kur ata kanë me pas mundësinë për me ardh me marrë”, tregoi Uka për KosovaPress.

    Doktori Uka tregon se për në Turqi janë dërguar pacientët që kanë pas djegia e sipërfaqes ka qenë e thellë.

    “Në Turqi janë dërguar 2 pacientët që kanë qenë më rëndë, do me thënë shkalla e sipërfaqes ka qenë më e rëndë dhe më e thellë dhe pritet që këta që kanë sipërfaqe të djegies më të thellë do të shkojnë tani në Turqi”, tregoi ai.

    Uka tregon se gjendja e 20 vjeçares është normalisht e rëndë.

    “Një 20 vjeçare që ka qenë te ne edhe më tutje është e shtrirë te ne, gjendja përgjithshme e saj nuk paraqitet ashtu e rëndë, normalisht është e rëndë por ne kemi pas pacientë që shkalla e djegies ka qenë më rëndë dhe e thellë, kjo vazhdon të qëndrojë edhe më tutje në mjekimin intensiv mirëpo është njëra nga pacientet që pritet të transferohen në Turqi”, tha ai për KosovaPress.

    Ai tutje nëpërmjet telefonit tregoi edhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.

    “Për momentin gjendja e pacientëve që janë në mjekimin intensiv paraqitet stabile sa i përket parametrave vital, ata janë të fjetur me barna dhe janë të kyçur në aparatin e ventilimit mekanik, marrin tretmanin sipas protokollit për trajtimin e pacientëve me djegie”, tregoi Uka.

    Nga shpërthimi i bombolës që ndodhi gjatë së martës në një lokal në Ferizaj u lënduan 42 persona. Ndërkohë që javën e fundit të dhjetorit edhe në Prishtinë shpërtheu një bombol gazi ku u lënduan dhjetëra qytetarë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kadetët e Klasës 2027 nga Qendra për Studime Universitare – Akademia e Mbrojtjes, kaluan një ditë në Krushën e Madhe, përmes një...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia ka bastisur shtëpitë e dy personave në Prizren. Sipas raportit policor, në shtypitë e tyre janë gjetur substanca narkotike. Të dyshuarit...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë për dy vajzat, që u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump, pas fitores të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Vozitësit të një veture në Gjilan i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, tri pikë negative si dhe masën e përkohshme të...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Edhe pse dihet që në sheshet e kryeqytetit nuk do të duhej të hynin automjetet, një gjë e tillë në disa raste...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e 230 të saj me fillim nga ora 10:00. Ekzekutivi e ka bërë të...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se është problem të mbulohet dështimet e premtimet me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.