Selia zgjedhore e kandidatit presidencial Donald Trump humbi mosmarrëveshjen para gjykatës në Michigan, njoftoi Reuters.
Stafi i Trump kërkoi që votimi të ndalet në këtë shtet federal amerikan, megjithatë, gjykatësi i shtetit i Miçiganit refuzoi apelin.
Më herët sot një gjykatës në shtetin e Xhorxhisë mohoi përpjekjen e republikanëve për të rishikuar numërimin e votave në atë shtet – verdikti i parë nga një seri padish të ngritura nga fushata Trump.
Çështja u ngrit pasi një dëshmitar republikan, pa siguruar prova, tha se ai nuk e dinte nëse grumbulli i 53 fletëvotimeve ishte marrë në kohë.
Të enjten në mëngjes, gjyqtari James Bays e hodhi poshtë çështjen me një vendim me fjalinë: “Asnjë shpjegim. Pas shqyrtimit të provave, unë hedh poshtë kërkesën, refuzoj kërkesën, faleminderit zotërinj.”