Jose Mourinho do të përballet për herë të parë kundër Thomas Tuchel, ku sot Tottenham pret në shtëpi rivalin londinez Chelsea.
Dy gjigantët në fillim të sezonit kishin për qëllim sigurimin e titullit të Premier Ligës, por tani shohin veten duke luftuar për një vend në “Top 4”, përcjell KosovaPress.
Dy skuadrat londineze tani gjenden në vendet shtatë respektivisht tetë, me pikë të barabarta, në kuotën prej 33 sosh, por Tottenham ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pas 20 ndeshjeve, Tottenham gjendet në pozitën e shtatë, me nëntë fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje, duke arkëtuar 33 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Chelsea-t pas 21 xhirove ka arritur të regjistrojë nëntë fitore, gjashtë barazime dhe gjashtë humbje, duke u pozicionuar në vendin e tetë, me pikë të njëjta sa ka edhe Tottenham.
Mourinho do të jetë pa sulmuesin Harry Kane, i cili pësoi lëndim në ndeshjen me Liverpoolin, pa Dele Alli i cili ka kohë që nuk është përfshirë në formacionin bazë, dhe pa mesfushorin Giovani Lo Celso e mbrojtësin Sergio Reguilon.
Tekniku i ri i Chelseat, Thomas Tuchel nuk mund të llogarisë në mesfushorin ofensiv të krahut Hakim Ziyech, i cili është i lënduar, si dhe ka dyshime edhe për gatishmërinë e mbrojtësit Kurt Zouma e mefsuhorin Kai Havertz që e kanë lëshaur më herët seancën e fundit stërvitore me ekipin për shkak të problemeve me muskujt.
Të dy trajnerët kanë për qëllim fitoren, ku Mourinho do të kërkojë nga skuadra e tij që t’i rikthehet fitoreve pas dy humbjeve radhazi, kurse Tuchel do të shikojë të vazhdojë serinë me rezultate pozitive tek “blutë” e Londrës, dhe pritet që në këtë ndeshje të hyjë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, ku formacionet e mundshme vijojnë si më poshtë.
Tottenham (3-4-3): Lloris; Alderëeireld, Dier, Rodon; Doherty, Hojbjerg, Sissoko, Davies; Bergëijn, Vinicius, Son
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; Hudson-Odoi, Kovacic, Kante, Alonso; Pulisic, Ëerner; Giroud
21:00 Tottenham (7) – Chelsea (8) (Stadiumi i Tottenham Hotspur)