Sot rreth orës 13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.
Ata gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.
Oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të, është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.