×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Tahiri: Nëse Vjosa Osmani del në zgjedhje me listë të veten mund ta dëmtoj Vetëvendosjen dhe LDK-në

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Deklaratat e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit për të marrë pjesë në zgjedhje me një listë të re zgjedhore, i ka komentuar politologu, Ramush Tahiri, i cili ka thënë se Osmani nuk ka kohë të mjaftueshme për të formuar parti të re, pasi që ka procedura ligjore që duhet t’i kalojë.

    Tahiri ka thënë se e vetmja mundësi që ajo të merr pjesë në zgjedhje në këtë kohë, është përmes formimit të një iniciative qytetare, ku pas zgjedhjeve mund ta bëjë edhe parti, sikur se edhe partitë tjera.

    “Për të krijuar një parti të re për zgjedhjet që do të mbahen, unë nuk besoj që ka kohë dhe nuk ma merr mendja që mundet me krijuar për shkak se duhet të kryhet obligimi ligjor, me u mbajtë Kuvendi, me u lëshuar statusi, me u leshu dokumentet, me u dërgua në KQZ, me u vërtetuar që është pak vështirë dhe nuk mundet me ndodhë, por edhe nuk ma merr mendja që mundet, a si iniciativë qytetare, sikurse që e kishte Vetëvendosja, mundet. Iniciative qytetare më pak nënshkrime, e dërgon në KQZ dhe e regjistron si subjekt politik, shkon në zgjedhje dhe më vonë bënë parti, por për këtë nuk ka kohë nëse mbahen zgjedhjet brenda dy-tre muajve”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri ka thënë se mbetët të shihet nga platforma e Vjosa Osmanit se a do të arrijë të krijoj ndarje nga LDK-ja dhe Vetëvendosja, por si dhe të ketë një arsyetim për elektoratin se pse ndahet nga LDK-ja dhe ofrohet me Vetëvendosjen.

    “Sa do ta bëjë Vjosa Osmani ndarjen nga LDK dhe prej Vetëvendosje shihet në platformën e programit e saj që prezanton, varësisht prej asaj merret vota, kushtimisht, a merr vota si krah i LDK-së, ose si LDK e vërtete, sepse duhet ta ketë një arsyetim pse po ndahet prej LDK-së dhe pse po afrohet me Vetëvendosjen, sepse sa ishin në LDK ishin konkurrent me Vetëvendosjen”, thotë ai.

    Ndërsa thotë se në rast se kjo shkon me një liste të vetën, dhe në rast se e kalon pragun, ajo do t’i bëjë dëme vetëm Vetëvendosjes dhe LDK-së në elektorat, sepse vota nga partitë tjera, ajo nuk do të mund të marrë.

    “Vjosa Osmani me këtë kontekst mundet me e dëmton Vetëvendosjen, me ja marrë një pjesë të elektoratit, por mundet ta dëmtoj edhe LDK-në, ose të dyja nga pak.. sepse Vjosa nuk mundet t’i marrë votuesit e PDK-së, as Aleancës, domethënë këtyre dyjave ia merr votat, varësisht çfarë koncepti ndërton, njërës i merr vota më shumë ose më pak, nëse e kalon pragun”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri ka thënë se krejt kjo varet shtresën të cilën e synon Vjosa që të merr votat, si dhe varet edhe nga deputetët të cilët do të iu bashkohen Vjosa Osmanit, në rast se formon parti të saj./KP/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, sot...
    Lajme15 Janar 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra më 29 nëntor të vitit 2023, është deklaruar para mediave pas konferencës së...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani, ka shënuar përvjetorin e 26-të të Masakrës së Reçakut, duke...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij të koalicionit kanë bërë homazhe në Reçak, me...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka shprehur shqetësim për “gjendjen shëndetësore dhe sjelljen e kryeministrit Albin...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.