×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Subjektet politike kanë dorëzuar 9 ankesa në PZAP për mos certifikim të kandidatëve

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri në ditën e djeshme janë dorëzuar nëntë apele nga partitë e ndryshme politike. Shumica e këtyre ankesave kanë të bëjnë me mos-certifikimin e kandidatëve në listat zgjedhore, për kandidat për deputet.

    Kështu thotë për KosovaPress, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

    Përmes postës elektronike, Desku thotë se deri të shtunën janë paraqitur/dorëzuar 9 apele, ku pjesë e këtyre ankesave është Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja për mos certifikim të kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

    Ndërsa Nisma Socialdemokrate, përveç listës së kandidatëve, ka bërë ankesë edhe për mos-certifikimin e partisë.

    “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-ja), Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak të mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja”, thotë Desku.

    Desku, në përgjigjet e tij me shkrim thotë se edhe nga minoritetet janë katër parti të cilat kanë dorëzuar ankesa në PZAP për mos-certifikimin e kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

    Ai thotë se nga partia Socialdemokratska Unija, ka pasur ankesë edhe për shkak të ndodhjes së një kandidati shqiptar në listën e subjektit të saj.

    Ndërsa nga Partia e Demokratike e Ashkalive për Integrim, ka pasur tre ankesa, ku dy janë në emër të subjektit politik, ndërsa njëra është nga kandidati, për mos certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje.

    “Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj”, ka thënë Desku.

    Desku ka thënë se PZAP-i në afat prej 72 orëve prej momentit të pranimit të këtyre apeleve ka për obligim që të fillojë shqyrtimin dhe të vendosë për to.

    Ndërkohë KQZ-ja ka bërë të ditur se në bazë të planit operacional i gjithë procesi i ankimit në PZAP dhe Gjykatë Supre3me do të zgjatë deri më darë 30 janar, në mënyrë që më 1 shkurt të bëhet hedhja e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.