Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.
FSSHK falenderon kryeministrin Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani për angazhimin e pashoq.