×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Sot 21 vite më parë u themelua PDK-ja

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo parti që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tani është president i Kosovës.

    Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti.

    Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin.

    Organ ekzekutiv i PDK-së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues.

    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie.

    Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend.

    PDK në zgjedhjet e mbajtura një vit më parë, u radhit e treta, në të cilin vend bie për herë të parë në historinë e saj.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, sot ka vizituar veriun. BE në Kosovë njofton se ai ka mbajtur takime...
    Lajme12 Shtator 2024
    Më 24 shtator, bëhen një vit kur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupet terroriste serbe sulmuan Policinë e Kosovës ku...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë, Ilmi  Reçica priti në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq. Kështu u bë e...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Në shkollën fillore ” Naim Frashëri” në Prishtinë, sot u bë lansimi i projektit të sigurisë rrugore: “Siguria e fëmijëve në trafik”. E...
    Kronika12 Shtator 2024
    Në rastin ku Vjosa Zejnullahu, Selman Demolli, Myzeine Muja dhe Bashkim Sheholli, në cilësinë e mjekëve po akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm...
    Lajme12 Shtator 2024
    Është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prizrenit për kamerat e sigurisë. Ato do të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se ata që, sipas tij, shfrytëzojnë ngjarjet tragjike për përfitime politike,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka përdorur patentë shoferë të Kosovës të falsifikuar. Patentë...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Në Alpet bavareze ra bora e parë. Fotot e para kanë mbërritur nga maja Zugspitze, më e larta në Gjermani e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.