Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin kanë këmbyer informata për të dy shtetet sa i përket situatës me COVID-19, me theks të posaçëm rreth angazhimeve të Qeverisë për menaxhimin e kësaj situate.
Zemaj tha se Austria është shtet mik i Kosovës që në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë, sikurse edhe tash në kohë të pandemisë, me ndihmë e përkrahje të pa rezervë.
Ai falënderoi diplomatin austriak për përkrahjen dhe partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se mirëpret bashkëpunimin dhe partneritetin e mëtejmë të Austrisë.
“Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë”, tha Zemaj./FrontOnline/