×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Shtatë simptoma të shoqëruara me llojin e ri të koronavirusit

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Shfaqja e një lloji të ri të koronavirusit në Angli ka shkaktuar shqetësim dhe shkencëtarët dhe studiuesit e mjekësisë po punojnë vazhdimisht për të përcaktuar burimin e variantit të ri.

    Një variant i ri i koronavirusit i quajtur “VUI 202012/01” përfshin një mutacion gjenetik të proteinës “thumb” që mund të jetë shkaku i përhapjes së shpejtë.

    Përveç tri simptomave më të zakonshme të COVID-19 – ethe, kollë e thatë dhe humbje e nuhatjes dhe shijes, janë identifikuar shtatë simptoma të tjera që mund të shoqërohen me variantin e ri të koronavirusit, përkatësisht: lodhje, humbje e oreksit, dhimbje koke, diarre, konfuzion mendor, dhimbje të muskujve, skuqje.

    Sipas një studiuesi nga Kolegji Mbretëror në Londër, “nëse zhvilloni ndonjë simptomë që mund të tregojë COVID-19, si ju ashtu edhe anëtarët e familjes suaj duhet të izoloheni dhe të testoheni sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton Times of India.

    Për shkak të një lloji të ri të koronavirusit, Britania e Madhe ka futur kufizime të reja për të frenuar përhapjen e virusit dhe disa vende evropiane kanë mbyllur kufijtë e tyre me Britaninë e Madhe.

    Por, për të mbrojtur veten, është e nevojshme t’i përmbaheni masave të përshkruara deri më tani, të tilla si mbajtja e një maske, distanca shoqërore dhe larja e duarve rregullisht.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipas Klan Macedonia, gruaja ka lindur para disa...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se në ditën e tij të parë në detyrë do...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Viktima sipas policisë, ishte duke u trajtuar...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë lokalizuar në Vushtrri një veturë që ishte në kërkim nga Gjermania. Rasti është duke...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Shtatë persona janë rrahur në Lipjan dje, teksa dy kanë pësuar lëndime si pasojë e përdorimit të thikë. Ata janë duke u...
    Kronika26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq të Prishtinës. Me urdhër të prokurorit është bërë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dy të rinj nga Podujeva po raportohet se janë arrestuar të premten nga autoritetet serbe. Siç raporton Llapi.info, ata u arrestuan nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra dje në Prizren pasi të njëjtit dyshohet se janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.