×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Gjatë një përpjekje për të rigjeneruar gjëndrën e timusit, studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos mund të kenë gjetur një zgjidhje që mund të ngadalësojë procesin e plakjes, dhe madje ta kthejë atë, konfirmon një studim i ri.

    Si pjesë e një studimi në Kaliforni, shkencëtarët testuan një koktej me tre ilaçe të zakonshëm – hormonin e rritjes dhe dy ilaçe për diabetin – në një vit, në mënyrë që të stimulonin rigjenerimin e gjëndrës së timusit.

    Sidoqoftë, sipas një studimi të botuar në revistën Nature, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit humbën mesatarisht 2.5 vjet në “orën e tyre epigjenetike”, siç matet nga gjurmët e gjeneve të një personi.

    “Ne prisnim të ngadalësonim orën biologjike, por jo ta kthenim atë,” tha studiuesi i UCLA Steve Horvat.

    “E gjitha duket si diçka futuriste”, thotë Horvat për Nature.

    Studiuesit paralajmërojnë se gjetjet janë paraprake, pasi vetëm nëntë pjesëmarrës u përfshinë në studim dhe studimi nuk përfshiu një grup kontrolli, por nëse konfirmohet – ndikimi në kujdesin shëndetësor dhe mundësia e ndikimit në procesin e plakjes mund të jetë i madh.

    Ora epigjenetike matet duke regjistruar ndryshimet kimike në strukturën e ADN-së së organizmit. Qëllimi kryesor i studimit ishte të provohej – nëse hormoni i rritjes mund të përdoret për të rigjeneruar indet në gjëndrën e timusit, e cila është thelbësore për funksionin imunitar. Gjëndra fillon të tkurret pas pubertetit.

    Studimet e mëparshme kanë treguar se hormoni i rritjes stimulon rigjenerimin e timusit, por gjithashtu mund të shkaktojë diabet, prandaj ilaçet e diabetit përfshihen në studimin e fundit.

    Studiuesit ekzaminuan orët epigjenetike tek vullnetarët, duke arritur në përfundimin se katër masat e ndryshme të orëve epigjenetike të secilit prej pjesëmarrësve ndryshuan ndjeshëm gjatë procesit.

    “Kjo tregon që efekti biologjik i trajtimit është i fortë,” tha Horvat.

    Gjashtë pjesëmarrës dhanë mostra të gjakut gjashtë muaj pas testit, dhe efekti mbeti i njëjtë, gjë që e bëri Horvat shumë optimist për testet në të ardhmen.

    Testet do të përfshijnë pjesëmarrës më të ndryshëm sipas moshës, gjinisë dhe kombësisë, dhe tre ilaçet do të testohen në mënyrë të pavarur, për të përcaktuar efektet specifike.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Maj 2025
    Imagjino të dashurohesh me dikë që nuk harron kurrë ditëlindjen tënde, gjithmonë di çfarë të thotë dhe përshtatet në mënyrë të përkryer...
    Lifestyle14 Maj 2025
    E marta, data 13, konsiderohet nga shumë njerëz si dita më e pafat e vitit. Për supersticiozët, është një ditë plot ndalime,...
    Lifestyle13 Maj 2025
    Jo të gjithë i marrin kritikat me sportivitet. Për disa shenja të zodiakut, një koment i vetëm mund të mbetet në mendje...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, sapo ka arritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Nga gazetarët ajo...
    Lajme16 Maj 2025
    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) importi i energjisë ka pësuar rritje viteve të fundit E lidhur me këtë ka reaguar...
    Lajme16 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, ka deklaruar për “Front Online” se orientimi diplomatik i Qeverisë së Kosovës për anëtarësim...
    Lajme16 Maj 2025
    Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të shfuqizojë disa poste të dërguarish të posaçëm –...
    Lajme16 Maj 2025
    6 liderët e rajonit përfshi Vjosa Osmanin dhe Aleksandër Vuçiç u bashkuan mbrëmë në darken e organizuar me drejtues te BE. Antonio...
    Lajme16 Maj 2025
    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, është deklaruar për “Front Online” pas dështimit të Kosovës për t’u përfshirë në agjendën e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.