Kanë kaluar më shumë se pesë orë prej hapjes së vendvotimeve në Kosovë.
Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim.
Selimi në konferencën e dytë për media derisa sa bëri thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën kushtetuese, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes edhe gjatë lëvizjes përshkak të situatës atmosferike.
“Deri në orën 12:30 kemi diku mbi 8 përqind të qytetarëve që kanë dalë në votim. Kemi më pak se shtatë orë andaj ftojmë gjithë qytetarët të votojnë […]të kenë kujdes për shkak të kushteve atmosferike por sa më shumë që dalin aq më mirë. I ftojmë të gjithë që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të rregulluar Ardhmërinë e Kosovës”, tha Selimi.