×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Selimi-Hotit: Me një udhëtim ju e zhbëtë kufirin

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi është i treguar i ashpër në kritikat e tij kundër kryeministrit Avdullah Hoti, për takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizim të raporteve ekonomike.

    Ai gjatë seancës plenare ku po mbahet interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti, tha se ky i fundit me një udhëtim në Uashington e zhbëri kufirin, tentoi të ndajë Liqenin e Ujmanit dhe i hapi rrugë hyrjes së Kosovës në nismën e mini-Shëngenit, të cilën më herët ai personalisht e kishte kundërshtuar.

    Selimi tha se arsye e rrëzimit të Qeverisë Kurti është se ajo i vuri reciprocitet Serbisë.

    “Meqë e përmende Kurtin, po ju u bëtë bashkë me PDK bashkë edhe me AAK-në e me Nismën e me Listën Serbe, por ju nuk e rrëzuat Kurtin për arsye se duhet të rrëzoni një qeveri, por për shkak se ajo qeveri vuri reciprocitet ndaj Serbisë e më qëllim ishte heqja e reciprocitetit përmes rrëzimit sesa rrëzimi i Qeverisë. Po ashtu, ai ka bërë shumë mirë që nuk ka pranuar me marrë këtë ndërmarrje që ju e morët përsipër, që shpresoj të mos e realizoni, sepse vetëm me një udhëtim ju atje u munduat dhe e zhbëtë kufirin, atje tentuat ta ndani Ujmanin, atje i hapët rrugë atij që e quani mini-Shëngen e është zonë e Novi Sadit. Prandaj, puna më e mirë që do të bënit është mos shkoni më, sepse paramendoni me një ‘të rame’ çka i sollët Kosovës”, tha ai.

    Selimi ka kritikuar qeverinë edhe sa i përket çështjes së të pagjeturve, që tha se i ka barazuar me të zhvendosurit.

    “Nëse asnjërit, atëherë pranojeni ardhjen e kësaj ideje. Në Uashington hoqët dorë nga pika 10 dhe i barazuat të pagjeturit me të zhvendosurit, paramendojeni çka sillni nga Brukseli ju. Të pagjeturit janë plaga që kullon nga lufta, këtë plagë e lënduat me barazimin. Këtu premtoni që po shkoni për njohje e në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian premtoni ‘Zajednicën’. Në cilin rast duhet t’ju besojmë?”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një incident ka ndodhur sot në Malishevës. Aty rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku”, ka pasur të shtëna me armë zjarri....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj propozimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që pas zgjedhjeve opozita ta ndan postim...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Bashkëshortja e të akuzuarit Kastriot Mehmetaj, I.B., tha se natën kritike të 21 nëntorit 2021 kishte shkuar tek familja e saj, por...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Ndarja e detyrave ka shkaktuar përplasje mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Mevlanit dhe Arionit. Mevlani është shprehur se nuk...
    Vip14 Nëntor 2024
    Mevlani dhe Gresa kanë pasur një debati, teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Debati mes këtyre...
    Vip14 Nëntor 2024
    Driloni ia ka përmendur ‘trileçen’ Xhenetës, gjë e cila e ka acaruar këtë të fundit. “Çfarë niveli është ky, me i thënë...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Themelore e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.