×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rudi: Kuvendi të ofrojë qasje për personat me aftësi të kufizuar

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, deputeti Fetah Rudi ka iniciuar debat parlamentar për të diskutuar rreth të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe zbatimit të tyre. Në fjalën e tij para deputetëve, ai përmendi faktin që për një vit është ngjitur në sallën e seancave plenare me ndihmën e zyrtarëve të Kuvendit, meqë institucioni ligjvënës nuk kishte ofruar qasje të lehtë në objekt për personat me aftësi të kufizuar.

    Por tani në Kuvend po përfundon puna e vendosjes së liftit për qasje për përdoruesit e karrocave, për në hapësirat e sallës së Kuvendit ku mbahen seancat plenare. Për këtë Rudi ka falënderuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

    Rudi: Zyrtarët e Kuvendit për 1 vit më ndihmuan të ngjitëm me karrocë në sallën e seancave

    “Një falënderim të veçante e kam për të gjithë ata zyrtarë e punëtorë që për një vit rresht më bartën shkallëve për të ardhur në Kuvend. Vendosja e këtij lifti po bëhet për mua por do t’i shërbej Kuvendit dhe personave me aftësi të kufizuar që në legjislaturat e ardhshme do të jenë deputetë, kryetar Kuvendi, president, kryeministra e ministra. Nga mungesa e deritanishme e këtij lifti mësuam se Kuvendi duhet t’i rishikoj ligjet për t’i hequr burrokracitë ligjore. Ndërsa të gjithë ne si deputetë, qeveria dhe zyrtarët duhet të veprojnë me kohë që të rregullohet qasja e personave me aftësi të kufizuar se edhe ashtu është obligim ligjor”, tha ai.

    Ai tha se duhet rregulluar edhe hapësirat brenda sallës në mënyrë që objekti të jetë i qasshëm për personat me aftësi të kufizuar.

    Rudi u ka bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin veprimet e duhura për t’u ofruar qasje personave me aftësi të kufizuar, në të kundërtën po bëjnë diskriminim.

    Ai ka prezantuar edhe një rezolutë, të cilën u ka kërkuar deputetëve që ta votojnë në përfundim të debatit të sotëm.

    Rudi: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë për personat me aftësi të kufizuar

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës deklaron përkushtimin për përmirësimin e kuadrit kushtetues dhe ligjor për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Republikë ne Kosovës, me këtë pikë të rezolutës do të deklarohet përkushtimi i Kuvendit të Kosovës se do të përkrahë dhe do të ketë shumë kujdes për përfshirjen e të drejtave të përsonave me aftësi të kufizuar në iniciativat e amandamenteve kushtetuese dhe projektligjeve të ndryshme. Inkurajohen institucionet e autorizuara që të propozojnë amendamente kushtetuese për përfshirjen e konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në nenin 22 të Kushtetues së Republikës së Kosovës si instrument ndërkombëtar i zbatueshëm drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës”, tha ai.

    Ndër të tjerë në rezolutë thuhet se viti 2022, shpallet vit i personave me aftësi të kufizuar në Republikën e Kosovës, ku institucionet duhet të ndërmarrin iniciativa për të përmirësuar gjendjen e personave me aftësi të kufizuar që të arrihet barazia.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3613535358705674/

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Gjakovë Sipas policisë, shoqja e saj ka njoftuar se e njëjta...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deklarata e kryeministrit Kurti lidhur me çështjen e gjuhës shqipe ka nxitur reagime te politikanët shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Lideri i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Senatori amerikan, Richard Blumenthal, i ka dërguar një letër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Ai ka theksuar rrezikun që Serbia i...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa vende-vende me mjegull. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale...
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në lidhje me deklaratën e Albin Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Lituanisë, në ndeshjen e...
    Sport18 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas fitores ndaj Lituanisë me rezultat 1-0. Foda ka thënë se është i lumtur me...
    Vip18 Nëntor 2024
    Gjersa Xheneta ishte duke u munduar të jap një version për situatën me Drilonin, në sy ra Vullneti. Ai bëri një reagim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.