×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rrugët e kryeqytetit shndërrohen në punishte, krijohet kaos dhe tollovi e madhe në trafik

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Fillimi i punimeve në asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve në të njëjtën kohë, pothuajse në të gjitha lagjet e kryeqytetit ka krijuar kaos.

    Qytetarët thonë se bllokimi i rrugëve kryesore dhe atyre alternative, po krijon pasiguri e tollovi të madhe. Nga ana tjetër ekspertët e kësaj çështje po vlerësojnë se prapavija e këtij “vrulli” të punimeve po ndodh për shkak se zgjedhjet lokale janë vitin e ardhshëm.

    Por kryetari i Komunës së Prishtinës, thotë se me këto punime synojnë t’i ofrojnë qytetarëve kushte më cilësore për jetesë.

    Qytetarja Hana Berisha, derisa tregon për rrezikun që po i kanoset në rrugë, thotë se është dashur që rrugët në kryeqytet të rregullohen pjesë-pjesë jo përnjëherë të gjitha.

    “Shumë po na pengojnë si në trotuare si nëpër zebra që po ecim. Mu ke tu me shkel kerri deri e kalova rrugën sepse u kanë dashtë pjesë-pjesë me rregullua jo përnjëherë të gjitha…Rrezik shumë sepse nuk merr askush përgjegjësi që të shkel ndonjë kerr”, thotë ajo.

    Të njëjtin mendim ndan edhe qytetari Nehat Reçica.

    “Pengesë me siguri është po e shihni komunikacioni mbyllur në krejt anët”, thotë ai.

    Ndërsa, qytetari Besim Leka, thotë se fillimi i të gjitha punimeve në të njëjtën kohë po pengon edhe bizneset që gjenden në afërsi.

    “Bizneset që 1 javë 10 ditë pluhuri i dynjasë qysh thonë, besomë që na kanë blloku. Sot krejt ditën nuk ka pasur lëvizje, nuk e di kjo punë është dashur para 10 viteve me përfundua”, thotë ai.

    Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, thotë se prapavija e këtyre punëve, janë zgjedhjet lokale. Derisa thekson se sa i përket rregullimit të infrastrukturës në Prishtinë nuk ka planifikim të mirëfilltë.

    “Nuk ka planifikim të mirëfilltë sa i përket rregullimit të infrastrukturës në Prishtinë. Por kjo është duke ndodhur në Kosovë me vite me radhë, për shkak se zgjedhjet lokale janë vitin e ardhshëm, brenda vitit zgjedhor shtrohen të gjitha rrugët. Por për keqardhje është që është duke u përsëritur ristrukturimi apo harrnim i rrugëve i disa rrugëve të cilat janë bërë edhe para 3 vjetëve. Pastaj nuk kemi asnjë rrugë të re të shtruar, për shembull rruga A që 8 vite është tu u bisedua që do të shtrohet, e cila akoma nuk është realizuar. Shyqyr kemi zgjedhje se mos me pas zgjedhje kishim mbet nëpër gropa. Po kjo po ndodh që fatkeqësisht me taksat tona pushteti luan me neve si qytetar, që vitin e fundit para zgjedhjeve të fillohet me shtrimin e rrugëve”, thotë Dedaj për KosovaPress.

    E krejt tjetër qëndrim ka kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili thotë se po mundohen të shfrytëzojnë këtë situatë të pandemisë për të punuar në të gjithë qytetin.

    “Me muajt edhe ma shumë kishim bo. Kapaciteti i kompanive dhe kapaciteti jonë është ky sepse në fund të vitit kur po na barten mjetet për vitin e ardhshëm, po thonë pse nuk u bë përse kështu. Por ky është realiteti i Kosovës. Ne jemi munduar që ta shfrytëzojmë situatën e pandemisë të punojmë në të gjithë qytetin. Dikun janë punë shumë cilësore, diku kemi problem me kompanitë por në përgjithësi dinamika është e mirë, mendoj që duhet të bëjmë zgjidhje në rrugët kryesore. Ju po e shihni që shtigjet e biçikletave po mundohemi që në çdo rrugë t’i kemi…Po e transformojmë Prishtinën në një qytet, më të mirë për të jetuar. Në fund të fundit unë po i rris fëmijët këtu ashtu siç edhe plot qytetar të Prishtinës, pra t’i bëjmë këto ndryshime tani”, thotë Ahmeti.

    Kujtojmë se është bërë një vit që në disa rrugë të kryeqytetit kanë filluar punimet, por që ende nuk kanë përfunduar.

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka premtuar rritje pagash prej 41% për...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...
    Vip15 Nëntor 2024
    Mbrëmë në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri Vula konfirmoj ndarjen nga blogerja Sara Hoxha, madje artisti tregoi dhe arsyen. Pas kësaj deklarate,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.