×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rritet numri i pacientëve në QKUK, Krasniqi paralajmëron ndërprerjen e shërbimeve të tjera shëndetësore

    FrontOnline
    01 Nëntor 2020

    Kosova në ditët e fundit është duke u ballafaquar me shifra rekorde të personave të infektuar me Covid-19. E për ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit Sspitalor, Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi këto shifra janë shqetësuese. Madje ai thotë se nëse vazhdon ky trend i shtimit të të prekurve me koronavirus do të detyrohen t’i ndërprejnë disa shërbime spitalore që ofrohen në QKUK.

    Krasniqi thotë se si SHSKUK janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme në tejkalimin e çfarëdo situate epidemiologjike.

    Krasniqi: Kemi vërejtur shtim të numrit të pacientëve

    “Janë me të vërtetë shifra shqetësues edhe për neve si Shërbim Spitalor sepse ky numër i madh i të infektuarve na paralajmëron neve që mund të kemi numër të madh të pacientëve që do të kërkojnë spitalizim. Ne vetëm brenda këtyre ditëve kemi vërejtur shtim të numrit të pacientëve të shtrirë nëpër Klinika”, tha ai.

    Krasniqi i cili po kryeson Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka paralajmëruar reduktim të ofrimit të shërbimeve tjera jo COVID nëse veç vazhdon rritja e numrit të personave të infektuar me pandeminë. Por ai thotë se deri në maksimum do të bëjnë përpjekje për të ofruar të gjitha shërbime spitalore për gjithë pacientët.

    Krasniqi: Nëse ka shtim të rasteve jemi të detyruar të reduktojmë mbase disa shërbime sërish

    “Ne për momentin jemi duke vazhduar me ofrimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore për të gjithë pacientët që kanë nevojë ërfshirë edhe programin e operacioneve selektive dhe po ashtu edhe të shërbimeve në ambulancat specialistike…Në rast se vazhdon ky trend i rritjes së numrit të të infektuarve ne do jemi të detyruar të reduktojmë mbase disa shërbimet sërish. Do bëjmë përpjekje maksimale që sa më gjatë të jetë i mundur t’i mbajmë këto shërbime mos t’i reduktojmë por kjo do të varet nga situata e përgjithshme”, deklaroi ushtruesi i detyrës se drejtorit të SHSKUK-së.

    Krasniqi për KosovaPress deklaron se QKUK relativisht mirë është e pajisur me maska e dorëza e veshje mbrojtëse. Ndërsa, thotë se për ofrimin e dy bareve që po aplikohen në gjithë botën për trajtim të pacientëve me COVID-19 po bëjnë përpjekje t’i sigurojnë.

    Krasniqi: Po bëjmë përpjekje të sigurojmë dy lloj barnash

    “Për momentin jemi relativisht mirë me këto pajisje dhe varësisht nga nevojat ne duhet të sigurojmë dhe të blejmë apo pranojmë donacione…është remdesiviri dhe favipiraviri. Sa i përket favipiravitit ne më herët kemi pranuar donacione nga qeveria e Japonisë për rreth 300 pacientë, ndërkohë që për remdesivir Ministria e Shëndetësisë është duke i kryer procedurat për blerje të këtij bari, dhe po presim që së shpejti ministria e Shëndetësisë të na furnizoi me remdesiver. As remdesiviri e as favipiraviri dhe asnjë bar tjetër nuk është qind për qind efikas në luftimin e këtij infeksioni. Deri më tash nuk ka asnjë bar efikas që sulmon e lufton në mënyrë të suksesshme virusin COVID-10. E vetmja masë është parandalimi”, theksoi Krasniqi.

    Furnizimi i mjaftueshëm me oksigjeni i klinikave në QKUK dhe po ashtu spitalet e përgjithshme ka qenë sfidë për SHSKUK-në gjatë muajt korrik dhe gusht kur Kosova kishte shifra të larta të të prekurve me koronavirus.

    E Valbon Krasniqi thotë se aktualisht janë duke u përmbushur kërkesat, dhe se tani janë duke bërë ripërtëritjen e kontratave me operatorët për furnizim me oksigjen.

    Ofrimi i oksigjenit të lëngshëm është politika që ka zgjedhur SHSKUK për pacientët me koronavirus nëpër spitalet e përgjithshme, prandaj Krasniqi thotë se janë në procedurë të blerjes së rezervarëve.

    Ndërsa, në klinikat e Qendrës Klinike Universitare thotë se kanë projektuar zgjerimin e rrjetit të shtrirjes së oksigjenit qendror.

    Krasniqi: Po furnizohemi me oksigjen

    “Ne në Kosovë dhe në SHSKUK i kemi bërë atë që na mundësojmë ligjet tona, kemi pasur kontratë me një operator ndërkohë që kemi nënshkruar kontratën e dytë edhe me një operator tjetër. Tani për tani kërkesat janë duke u përmbushur askush nuk mund të parashikoj se sa do të jenë nevojat për oksigjen gjatë muajve të ardhshëm sepse kjo do varet nga numri i pacientëve të shtrirë dhe nga ata që do zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes ku duhet ordinuar edhe oksigjeni… Jemi në përfundim të shfrytëzimit të kontratave që i kemi pasur të nënshkruara dhe këtyre ditëve kemi filluar procedurat për të rilidhur sërish kontrata me operatorët për të furnizuar me oksigjenin, por ashtu gjatë këtyre muajve ne kemi bërë edhe veprime të tjera. Jemi në procedurë të blerjes së rezervarëve të oksigjenit që do t’i vendosim në shtatë spitalet e përgjithshme rajonale sepse furnizimi me oksigjen të lëngshëm përmes këtyre rezervuarve të mëdhenj është më i lirë dhe më i qëndrueshëm dhe ka sasi në treg”, tha ai.

    Ai tutje thotë se në secilin spital të përgjithshëm janë identifikuar repartet dhe varësisht nga numri i pacientëve që do të kërkojnë trajtim do të shkohet me radhë edhe funksionalizimi i tyre.

    Krasniqi thotë se tashmë nuk ka shtretër të lirë në Klinikën Infektive për pacientët me koronavirus. Sipas tij pacientët me COVID-19 janë rikthyer edhe në Klinikën e Pulmologjisë, e Mjekimin Intensiv Qendror dhe pasi të mbushen kapacitetet do të shikohet mundësia e shfrytëzimit të reparteve dhe klinikave tjera varësisht nga nevojat.

    Krasniqi: Infektiva mbushet me pacientë

    “Aktualisht ne në QKUK kemi pacientë me COVID në Klinikën Infektive tani javën e kaluar veç janë mbushur kapacitet e Klinikës Infektive dhe kemi filluar të rikthejmë pacientët në Klinikën e sëmundjeve të mushkërive, dhe po ashtu kemi në mjekimin intensive qendror me COVID ku janë pacientët me gjendje më të rëndë, pra në repartet intensive. Nëse veç mbushen edhe kapacitetet e reparteve të mushkërive ne kemi planin për të kaluar edhe në klinikat ose repartet e caktuara varësisht nga nevoja dhe po ashtu edhe në spitalet e përgjithshme ku gjatë tërë kohë kemi pasur numër të pacientëve por ka qenë numri më i vogël diku rreth 20”, theksoi Krasniqi.

    Ndihmë të jashtëzakonshme e vlerëson ndërtimin e spitalit për pacientët me COVID-19, i cili është marrë vendim të bëhet në hapësirat e dedikuara për Spitalin e Emergjencës i cili është ende vetëm në tulla.

    Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 514 raste të reja më COVID-19, dhe 3 persona e kanë humbura betejën me këtë virus.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar sot një aksion ku ka vendosur mbishkrimin “po pritoj me fol për autostradë” duke iu refuar ministrit...
    Lajme14 Nëntor 2024
    21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i është drejtuar pushtetit duke i thënë se përmes doracakut për edukatë seksuale kanë prekur në fëmijë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kreu i Degës së PDK-së, Sami Lushtaku, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha...
    Lifestyle14 Nëntor 2024
    Ekspertët kanë rekomanduar që të hapni dritaret dy herë në ditë gjatë këtij muaji, edhe gjatë motit të ftohtë. Mund të duket...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se kërkon...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim gjeneralin amerikan, Wesley Clark, të cilit i shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Modelja e njohur nga Kosova, Heidi Lushtaku, ka dhuruar një donacion prej 10 mijë euro për Qendrën për Promovimin e të Drejtave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.