Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e DIL-së, Fatmir Bërbatovci, gjatë ditës së sotme kanë parë nga afër punimet që janë zhvilluar në rrënimin e objektit të ndërmarrjes së ushqimit shoqërorë, një objekt i vjetëruar, në hapësirën e të cilit do të realizohet sheshi “Adem Preniqi“.
Kryetari Gashi është shprehur se për rrënimin e këtij objekti është zgjedhur ditë vikendi, për shkak të lëvizjeve më të vogla.
Po ashtu, ai ka kërkuar mirëkuptim nga ana e qytetarëve për zhurmat që janë shkaktuar gjatë këtyre punimeve.
“Në Obiliq, po ndodhin ndryshime të mëdha, po krijohen ambiente të reja dhe moderne. Përmes vullnetit dhe angazhimin tonë të përbashkët, Obiliqi gradualisht po merr pamjen e qytetit për të cilin gjithsecili prej nesh e kemi ëndërruar.“