×
  • Sport
  • Sport

    ​Robin Krasniqi nesër do mbajë konferencë për media në Prishtinë

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Robin Krasniqi, boksieri i famshëm shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë në boks është shpallur kampion bote në kategorinë e peshave të gjysmë të rënda IBO dhe WBA.

    Krasniqi është përballur me gjermanin Dominic Boesel, ku në raundin e tretë arrin ta nokautojë dhe më pas të shpallet kampion bote.

    Tani, ai ka ardhur në Kosovë ku është akomoduar në hotel dhe ka konfirmuar që nesër do të jetë i gatshëm për mediat, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

    “Rrugëtimi im në sport nuk do ishte i mundur pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për çdo gjë që keni bërë deri sot.

    “Nuk do ndahen këtu rrugët tona, madje besoj që duhet të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit në krijimin e Majlindave dhe Robinëve të rinj,” shkroi ai.

    Krasniqi po ashtu ka lajmëruar mediat se nesër do jetë i gatshëm për konferencë e cila do të mbahet nga ora 11:00 në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

    “Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend,” shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Sport25 Prill 2025
    Finalja e Kupës së Kosovës në futsall dhuroi spektakël të vërtetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ku FC Prishtina...
    Sport24 Prill 2025
    Kosova ka përmbyllur me sukses Kampionatin Evropian të xhudos për vitin 2025 që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, sipas...
    Sport24 Prill 2025
    Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ministri në dorëheqje i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka theksuar...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK’së, Paris Gurit, dhe i ka dhënë...
    Lajme25 Prill 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar VV-në për situatën në Kuvend, duke thënë se është e turpshme se...
    Lajme25 Prill 2025
    Kreu i Nismës Fatmir Limaj ka folur shkurt pasi kandidatja e VV’së për kryetare të Parlamentit dështoi të marrë votat që i...
    Lajme25 Prill 2025
    Për herën e gjashtë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu për të parën e Kuvendit, ka...
    Front TV25 Prill 2025
    Seanca e sotme është ndërprerë pas dështimit të Albulena Haxhiut të zgjidhet kryeparlamentare. Ajo s’mori votat e nevojshme dhe kryesuesi Avni Dehari...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvevendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se LVV-ja po vazhdon takimet me përfaqësuesit e pakicave joserbe në Kuvendin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.