Trajneri i ekipit të xhudos, Driotn Kuka, ka mohuar lajmet e shpërndara në rrjetet sociale për kinse aderimin e Majlinda Kelmendit në njërën prej partive politike,
Përmes një statusi në Facebook, Kuka ka thënë se Majlinda edhe krejt ekipi ynë është i krejt Kosovës dhe mbarë popullit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Majlinda edhe krejt ekipi ynë është i krejt Kosovës dhe mbarë popullit!
Nëpër rrjete sociale po keqpërdoret emri i Majlindës gjoja ka aderuar në parti politike!
Kjo s’ka ndodh e as që do ndodh deri sa ajo është garuese aktive prandaj mos bini pre e lajmeve të rrejshme!